
TIRANË- Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli disa ditë më parë publikuan këngën e tyre të parë "Ding Ding”. Por nuk kaloi shumë kohë dhe rrjeti zbuloi se kënga e dyshes është e ngjashme me turken e Acar dhe Kayra Kayan ‘Yalniz Kaldin’.
Në fakt e gjithë muzika dhe skenografia kanë ngjashmëri të frikshme. Por autorësinë për tekstin e këngës për "Ding Ding" e ka marrë reperi Getoar Selimi, i cili mesa duket në këtë rast vetëm sa shkruar disa fjalë, pasi muzikën e ka pasur gati.
Deri më tani, edhe pse lajmi ka marrë dhenë në rrjet asnjë prej tyre nuk ka reaguar për të dhë në një sqarim. As për të zbuluar nëse mund të ketë ndodhur që kanë blerë muzikën dhe të drejtën për ta përdorur në krijimin e tyre./ZËRI