Qytetërim

Rikthimi në Tiranë pas Euro 2024, kapiten Gjimshiti: Vetëm fillimi, Kombëtarja ka të ardhme të ndritur

Gjimshiti shprehet se kombëtarja tregoi karakter duke u përballur si e barabartë me gjigantët e futbollit, por i mungoi edhe fati.

f.t
Rikthimi në Tiranë pas Euro 2024, kapiten Gjimshiti: Vetëm
Beart Gjimshiti

TIRANË-Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka reaguar pas përfundimit të rrugëtimit të kuqezinjve në Euro2024. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se kombëtarja tregoi karakter duke u përballur si e barabartë me gjigantët e futbollit, por i mungoi edhe fati. Mbrojtësi thekson se ajo që kombëtarja ka bërë në Gjermani ishte vetëm fillimi dhe e ardhmja do të jetë e ndritur. Në fund të shkrimit Gjishmiti vlerëson edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve kuqezi.

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë.  Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime”,-shkruan Gjimshiti.

Shqipëria zhvilloi ndeshjen e fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Në stadiumin “Dusseldorf Arena” triumfuan iberikët me rezultatin minimal 1-0 teksa sfidën e vendosi Ferran Torres me golin e tij në minutën e 13-të të pjesës së parë. Pas kësaj disfate mbyllet edhe rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” u mbyll me një barazim ndaj Kroacisë dhe dy humbje ndaj Italisë dhe Spanjës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB