
ANGLI- Rikthehen “Peaky Blindërs”! Seriali që pushtoi zemrat e shikuesve do të fillojë xhirimet këtë verë, me ngjarjet që do të pasqyrojnë vitet 1950. Sipas “The Sun”, episodet e para do të transmetohen në vitin 2026, pasi pritet që interesi i publikut të rritet më shumë, pas publikimit të një filmi për “Peaky Blinders” këtë vit në BBC.
Seriali i parë i kishte vendosur personazhet në vitet 1930, ndërsa filmi i ardhshëm, i titulluar “The Immortal Man”, do të zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Seriali i ri ka të ngjarë t’i zhvendosë gangsterët e Birmingamit në vitet ’50, një epokë e njohur për bandat e dhunshme të Teddy Boys dhe ngritjen e binjakëve famëkeq Kray, që udhëhoqën Londrën lindore.
Ndërsa, disa kritike kanë thënë “Peaky Blinders” duhet të kishte përfunduar me aq, ndërsa filmi duhej të ishte lamtumira e fundit për historinë.
“Por, regjisori Steven Knight nuk mundi t’i rezistonte rikthimit në histori. “Peaky Blinders” është krijimi i tij më i famshëm, dhe ai ka lënë të kuptohet se donte të rikthehej për të bërë më shumë. Por, fakti që zyrtarisht është hapur drita jeshile… do të jetë një emocion i madh për fansat e serialit, i cili ishte një sukses i madh për BBC-në”, shtoi ai.
Aktorët dhe ekipi pritet të fillojnë xhirimet në shtator. Seriali i ri do të transmetohet në BBC One në Mbretërinë e Bashkuar, por do të shpërndahet ndërkombëtarisht nga gjiganti i transmetimit Netflix, i cili gjithashtu qëndron pas filmit.
“Peaky Blinders” u transmetua nga viti 2013 deri në vitin 2022, me aksionin që filloi në vitin 1919 dhe që përfshin vitet 1920 dhe 1930.
Cillian Murphy rikthehet si shefi i krimit, Thomas Shelby, por këtë herë edhe si një figurë atërore për anëtarët më të rinj të bandës. Do të ishte një rol i ngjashëm me atë të tezes së tij Polly Gray, të luajtur nga e ndjera Helen Mcrory. Ndërsa, BBC ka refuzuar të komentojë rreth zërave për rikthimin e “Peaky Blinders” dhe Cillian Murphy./ZËRI