
MIAMI-Inter Majemi pësoi mbrëmë një humbje dramatike 4-3 ndaj FC Dallas, duke humbur statusin e pamposhtur në MLS. Trajneri Maskerano la Lionel Mesin, Luis Suarezin, Serxhio Buskuetsin dhe Jordi Alban pushim në stol, për t'i ruajtur për ndeshjen e radhës në CONCACAF Champions Cup.
Interi i Majemit kaloi në avantazh 3-1 falë autogolit të Shak Mur dhe golave nga Allen Obandoja dhe Hektor Martinezi, por mbrojtja e dobët i kushtoi shtrenjtë skuadrës. Dallasi përmbysi gjithçka falë golave të Urhogides, Hulios dhe Pedrinjos.
Në mungesë të yjeve, lojtarët e rinj nuk arritën të bindin: Ian Frej shkëlqeu me dy asistime, ndërsa Allen Obandoja shënoi golin e tij të parë në MLS. Pjesa tjetër, sidomos mbrojtja, përfshirë Maksi Falkon dhe Gonzalo Lujan, gaboi rëndë. Kjo ngre pikëpyetje për forcën e prapavijës përpara sfidave vendimtare, megjithatë Maskeranoja mori përgjegjësitë e humbjes dhe garantoi paraqitje të korrigjuara në të ardhmen./ZËRI