Qytetërim

20 momentet kyçe që kurorëzuan Liverpulin fitues të Premier Ligës

Liverpuli tregoi karakter të fortë duke marrë një barazim të vlefshëm 2-2 ndaj Arsenalit në Emirates, pavarësisht një pjese të parë të dobët.

Redaksia Zëri
20 momentet kyçe që kurorëzuan Liverpulin fitues të
FOTO ILUSTRUESE

LIVERPUL- Goal.com renditi njëzetë momentet kyçe, të cilat ne do të radhisim shkurtimisht për lexuesin e Zërit, se si Liverpuli u kurorëzua fitues i Premier Ligës dhe kampion për të njëzetën herë në historinë e tij.

1. Zëvendësimi perfekt i Jurgen Klopit me Arne Slotin si trajner të ri të Liverpulit rezultoi një zgjedhje brilante nga drejtori sportiv Riçard Hjuxhs.
2. Arne Sloti e zgjidhi problemin e mungesës së një regjisori parambrojtës në mesfushë duke shndërruar holandezin Rajan Gravenberk në një numër 6 ideal, rol në të cilin holandezi shkëlqeu dhe sot është ndoshta më i miri në Evropë.
3. Dëmtimi i rëndë i Rodrit e la Sitin, rivalin kryesor, pa një regjisor të parambrojtjes, atë që për vite me radhë kishte qenë nr. 1 i Botës në atë rol dhe me meritë Top i Artë.
4. Kodi Gakpo shkëlqeu këtë sezon pasi Sloti e vendosi në pozicionin e tij të preferuar, në krahun e majtë.
5. Kurtis Xhons përjetoi u bë heroi i Liverpulit me golin vendimtar ndaj Çelsit, pak ditë pasi u bë baba.
6. Liverpuli tregoi karakter të fortë duke marrë një barazim të vlefshëm 2-2 ndaj Arsenalit në Emirates, pavarësisht një pjese të parë të dobët.
7. Me një gol spektakolar të Mo Salahut, Liverpuli përmbysi Brajtonin dhe riktheu kreun e tabelës në një moment vendimtar të garës për titull.
8. Mo Salahu ishte heroi i Liverpulit ndaj Sauthemptonit, duke shënuar dy herë dhe përmbysur një ndeshje të vështirë në favor të skuadrës së tij.
9. Liverpuli dominoi ballazi Sitin me një paraqitje pothuajse perfekte dhe u shkëput në krye të tabelës.
10. Të kuqtë treguan shpirt kampioni duke barazuar 2-2 ndaj Fulham-it, pavarësisht se luajtën me një lojtar më pak për mëse 80 minuta, pas daljes me të kuqe të Robertsonit.
11. Me zëvendësime të shkëlqyera, Sloti ndihmoi të vetët të barazonin ndaj Notingem Forestit vetëm 22 sekonda pasi futi në lojë Jotën dhe Tsimikasin.
12. Darvin Nunjezi u bë hero me dy gola në minutat shtesë, duke i siguruar Liverpulit një fitore jetike 2-0 ndaj Brentfordit dhe një shkëputje të rëndësishme në krye të tabelës.
13. Zharel Kuansah siguroi fitoren jetike të Liverpulit ndaj Uolvsit me një ndërhyrje vendimtare në minutat e fundit.
14. Arsenali me shumë mungesa dëmtimesh dhe pa një sulmuesi të vërtetë, u rrëzua në garën për titull pas humbjes fatale në derbin londinez me Uest Hamin.
15. Me një gol dhe një asist ndaj Sitit Salahu shkëlqeu sërish duke udhëhequr skuadrën drejt një fitoreje madhështore 2-0 në Etihad.
16. Szoboszlai dhe MekAllister shënuan një fitore të vlefshme 2-0 ndaj Njukasëll dhe rritën avantazhin në krye të renditjes.
17. Diogo Jota vendosi derbin dramatik të Mersejsajd me një gol të shkëlqyer, që i dha fitoren e bukur skuadrës kundër “armiqve” të Evertonit.
18. Van Dijku shleu gabimin e vetë me një gol vendimtar në minutat e fundit, duke i dhënë Liverpool-it një fitore të çmuar ndaj Uest Hamit në një ndeshje të vështirë, që i afroi me titullin.
19. Trent Aleksandër-Arnold u rikthye si hero te Liverpuli, duke shënuar golin vendimtar ndaj Leisesterit dhe duke i çuar "Reds" vetëm një fitore larg titullit.
20. Luis Diaz qetësoi Anfieldin me një gol të hershëm kundër Totenhamit dhe festa filloi./ZËRI

Poll

MOS HUMB