Qytetërim

Ripërmbledhja e “mrekullisë” ranieriane

Plot 18 ndeshje me rezultate pozitive korri veteran Italian në krye të romanistëve.

Redaksia Zëri
Ripërmbledhja e “mrekullisë” ranieriane
Klaudio Ranieri

TIRANË- Dje, Interi ngeci sërish përballë Romës së Ranierit, të cilit i mjaftoi vetëm goli i argjentinasit Sule për të dalë me 3 pikë nga fusha e atyre që dy javë më parë shiheshin si garuesit kryesorë për titull. Mirëpo kriza fizike, dëmtimet, mungesat, problem fiziko-emocional i Interit, nuk e shpjegon plotësisht humbjen e djeshme. Në anën tjetër ishte Klaudio Ranieri dhe faktori “X” që ai u ka veshur të kuqve. Pa këtë element, ndeshja e djeshme nuk do të shpjegohej kurrë e plotë.

Në nëntor 2024 Roma ndodhej në vendin e dymbëdhjetë dhe kishte marrë vetëm 13 pikë pas 12 ndeshjesh. Klaudio Ranieri kishte dalë në pension, por pranoi të rikthehej për ta shpëtuar klubin kryeqytetas nga një mesatare pikësh që nuk garantonte as mbijetesën. Tanimë Roma renditet në vendin e pestë me gjashtëdhjetë pike. Të kuqtë nuk humbin një ndeshje në Serinë “A”, që nga dhjetori i vitit 2024. Plot 18 ndeshje me rezultate pozitive korri veteran Italian në krye të romanistëve.

E nisi me një fitore bindëse 5-0 me Parmën, barazoi 1-1 me Milanin, fitoi derbin me Lacion 2-0, barazoi 2-2 me Bolonjën, fituan 3-1 me Xhenoan, fituan jashtë fushe 1-2 me Udinezen, barazuan me Napolin 1-1, fituan jashtë fushe 0-1 me Venecian, fituan me Parmën 0-1 si udhëtues, fituan 4-0 me Monzën, fituan 2-1 me Komon, fituan si udhëtues 0-1 me Empolin, fituan 1-0 me Kaljarin, 0-1 me Leçen, barazim 1-1 me Juventusin dhe Lacion në dy javë radhazi, fituan 1-0 me Hellas Veronën. Së fundmi 0-1 ndaj Interit, si udhëtuese. Suksesi i Ranierit nuk do të matet kurrë me faktin a do t’ia dalë Roma të sigurojë një vend në zonën evropiane apo jo, thjesht edhe vetëm për faktin që ata ende shpresojnë dhe janë matematikisht në garë edhe për Ligë Kampionesh, për Ranierin është një trofe./ZËRI

Poll

MOS HUMB