Qytetërim

'Revolucion' te Chelsea, në verë largohen 15 lojtarë

Mes emrave të përmendur për tu larguar është edhe ai i Armando Brojës.

f.t
'Revolucion' te Chelsea, në verë largohen 15 lojtarë
Armando Broja

ANGLI- Klubi i futbollit Chelsea po përgatitet për një revolucion në skuadër këtë verë, me synimin për të shitur deri në 15 lojtarë në një marrëveshje që mund të riformësojë plotësisht ekipin e Stamford Bridge. 

Mes emrave të përmendur për tu larguar është edhe ai i Armando Brojës. Mësohet se të ardhmen larg “Stamford Bridge” do ta kenë edhe Mark Kukureja, Thiago Silva, Trevoh Shalobah, Malang Sarr, Konor Gallager, Karnej Çukuemeka, Noni Madueke, Rahim Sterling, Kepa Arrizabalaga, Ian Maatsen, Ljuis Holl, Hakim Zijeç, Romelu Lukaku dhe David Datro Fofana.

Lëvizja vjen në një kohë kur klubi londinez ka investuar shumë në tregun e transferimeve, me lëvizje të dukshme si blerjet e Enzo Fernandez dhe Moises Caicedo. Këto lëvizje kanë rritur fuqinë blerëse të klubit, edhe nën drejtimin e ri të miliarderit amerikan Todd Boehly. Strategjia e Chelsea rreth ofrimit të kontratave afatgjate e bën thelbësore mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve neto. Prandaj, shitja e lojtarëve është një pjesë thelbësore e strategjisë së klubit, po aq sa edhe blerjet e reja./ZËRI

Poll

MOS HUMB