Qytetërim

Refuzoi ftesën për në 'BBV'/ Gazetarja e revoltuar: Turp kush na përfaqëson, janë të gjithë për vepër penale

Gazetarja e uron veten për këtë vendim që ka marrë, pasi sipas saj banorët e këtij formati është më mirë mos t’i kesh as në lagje e jo më të jetosh me ta.

f.t
Refuzoi ftesën për në 'BBV'/ Gazetarja e revoltuar:
Qeqa Krelani

TIRANË-Gazetarja sportive Qeqa Krelani ka zbuluar se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, por e ka refuzuar. Me anë të një postimi në rrjetin social 'Insagram' gazetarja e uron veten për këtë vendim që ka marrë, pasi sipas saj banorët e këtij formati është më mirë mos t’i kesh as në lagje e jo më të jetosh me ta.

Në regaimin e saj ajo thekson se në shtëpinë e Big Brother VIP po promovohen abuzues, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues, duke theksuar se i vjen turp për të gjithë ata që përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë.

“Jam shumë e lumtur që kam refuzuar ftesën të qenë pjesë e “BIG BROTHER VIP” i pifsha vetes ujë për shëndet. Vendimin më të mirë që e kam marr. Në këtë shtëpi promovohen abuzues mental, gënjeshtar në emër të dashurisë, bullizues, torturues, njerëz që me këto sjellje i kisha deponu në kategorinë për “Vepër Penale”. Nuk ka nevojë më të dal gjak nga trupi për me marr masa, ose me e kuptu torturën apo dhembjen që po ushtrohet në këtë “kopsht zoologjik”. Po me vjen turp kush po e përfaqëson Kosovën e gjithë Shqipërinë aty brenda. Arsyetimi që “Kjo është lojë” është turpërues. Po më vjen turp për juve. As në lagje nuk kisha desht me iu pas. Se lërë në një shtëpi 24/7. Prej sot vota ime ka me qenë kundër këtij formati sepse E KENI TEPRU”, shkruan ajo.

Refuzoi ftesën për në 'BBV'/ Gazetarja e revoltuar:
POSTIMI
Poll

MOS HUMB