Qytetërim

Plas debati mes vëllait të Julit dhe vëllait të Ilnisës: Ajo e përdor Meritonin si marionetë

Sipas Marios, Eglën e ka nxjerrë Ilnisa, pasi Meritoni është thjesht një marionetë e saj.

f.t
Plas debati mes vëllait të Julit dhe vëllait të
Kevin Agolli dhe Mario Deda

TIRANË-Debatet që ndodhin në shtëpinë e Big Brother Vip 3 vijojnë dhe jashtë saj mes familjarëve të banorëve. Vëllezërit e dy prej konkurrentëve të “Vëllait të Madh”, kanë debatuar së fundmi në studion e “Wake Up”. Bëhet fjalë për Kevin Agolli, vëllain e Ilnisës dhe Mario Dedën, vëllain e Julit.

Sipas Marios, Eglën e ka nxjerrë Ilnisa, pasi Meritoni është thjesht një marionetë e saj. Por vëllai i moderatores nuk është aspak dakord me këtë deklaratë të Marios, pasi shprehet se Eglën e nxori vetja dhe jo çifti.

Mario Deda: Eglën nuk e nxori Meritoni, e nxori Ilnisa.

Kevin Agolli: Jo, jo Eglën e nxori vetja, as Ilnisa as Meritoni.

Mario Deda: Bravo Ilnisës që ka një marionetë dhe i thotë “skape”.

Përsa i përket finalistëve, Mario Deda shprehet se në finale shikon Romeon e Julin, ndërsa përsa i përket Ilnisës dhe Meritonit, vetëm një nga këta dy mund të futet në finale.

Mario Deda: Më të fortë e shoh Ilnisën, pasi Meritoni është treguar si vegël, megjithatë dy javët e fundit ka qenë më i qartë në lojë se në fillim ka qenë lëmsh.

Kevin Agolli: Unë finalist shikoj Ilnisën për shumë arsye, jo vetëm sepse jam vëllai i saj. Shikoj Julin dhe Romeon dhe për herë të parë shikoj dhe Meritonin se ka pasur një rritje dhe për tre edicione BBV do kemi një çift finalist.

Poll

MOS HUMB