Qytetërim

Rumy Alqahtani bën historinë, do përfaqësojë për herë të parë Arabinë Saudite në Miss Universe

Por Alqahtani nuk është marrë ekskluzivisht me modën. Karriera e saj akademike është po aq e shquar, krahasuar me shumicën e bashkatdhetarëve të saj, të cilët nuk kanë marrë këtë lloj arsimimi.

E.K
Rumy Alqahtani bën historinë, do përfaqësojë për
Rumy Alqahtani

Një ogur shpresëdhënës për gratë e Lindjes së Mesme erdhi pak ditë më parë, me njoftimin se Arabia Saudite do të marrë pjesë për herë të parë në konkursin Miss Universe. 27-vjeçarja Rumy Alqahtani është kandidatja që do të shkruajë historinë, pasi është gruaja me të cilën Arabia Saudite ka zgjedhur të debutojë në konkursin ndërkombëtar të bukurisë.

Kush është Rumy Alqahtani

Rumy Alqahtani është 27 vjeçe dhe me origjinë nga Riadi. Ajo punon si modele dhe si krijuese e përmbajtjeve dixhitale dhe pak ditë më parë, ajo u zgjodh për të përfaqësuar vendin e saj në konkurset e bukurisë, një moment kyç për gratë në Arabinë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur ajo në Instagram duke shkruar:

“Jam e nderuar të marr pjesë në konkursin Miss Universe 2024. Kjo shënon pjesëmarrjen e parë të Mbretërisë së Arabisë Saudite në konkursin Miss Universe”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by rumy alqahtani | رومي القحطاني ???????? (@rumy_alqahtani)

Përveç kurorës së Miss Arabisë Saudite, Alqahtani mban edhe shumë tituj të tjerë prestigjioz si Miss Lindja e Mesme (Arabia Saudite), Miss Arab World Peace 2021 dhe Miss Woman (Arabia Saudite). Por Alqahtani nuk është marrë ekskluzivisht me modën. Karriera e saj akademike është po aq e shquar, krahasuar me shumicën e bashkatdhetarëve të saj, të cilët nuk kanë marrë këtë lloj arsimimi.

Ajo ka një diplomë në stomatologji, mund të flasë anglisht, frëngjisht dhe arabisht dhe është burim frymëzimi për shumë gra në mbarë botën. Profili i saj në Instagram numëron tashmë 1 milion ndjekës, numri i të cilëve pritet të rritet ndjeshëm pas konkurseve të bukurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB