Qytetërim

Refik Halili paditi përmbaruesin, Gjykata e Tiranës pezullon ankandin për shitjen e KF Tirana

E.K
Refik Halili paditi përmbaruesin, Gjykata e Tiranës pezullon ankandin
Refik Halili

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pezulluar ankandin për shitjen e klubit sportiv Tirana, të thirrur nga përmbaruesi privat deri në shqyrtimin e çështjes me themel. Raportohet se ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga Presidenti KFT, Refik Halili. Fillimisht u raportua se 66% e aksioneve të klubit, që administrohen nga Halili do të dilnin në ankand, ndërsa pjesa e mbetur 34% do të administroheshin nga Bashkia e Tiranë.

Pas publikimit të lajmit, klubi i Tiranës reagoi ashpët duke i cilësuar deklaratat si dashakeqëse dhe që synojnë të dëmtojnë klubin. Sipas KFT, po synohet tjetërsimi i aseteve të klubit sportiv. Aksionet kapnin vlerën e 1.6 milion eurove./ZËRI

Poll

MOS HUMB