Qytetërim

Kanye West i futet industrisë së filmave +18

Nëse gjithçka shkon sipas planit, filmi i West mund të dalë në verë.

E.K
Kanye West i futet industrisë së filmave +18
Kanye West

Kanye West është gati të ndërmarrë një hap të ri biznesi. Reperi është në bisedime për të krijuar një kompani të prodhimit të filmave për të rritur të quajtur Yezzy Porn, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën. Duket se ai e ka menduar prej disa kohësh dhe "duket i vendosur për ta bërë atë," tha përfaqësuesi i West, sipas TMZ.

Për t'i nisur gjërat, West ka kontaktuar me ish-bashkëshortin e yllit porno Stormy Daniels, Mike Moss, i cili është një producent në industrinë e filmave +18, për të drejtuar projektin e tij të ri, shtoi përfaqësuesi i tij. Nëse gjithçka shkon sipas planit, filmi i West mund të dalë në verë.

Hapi i radhës në biznes i reperit mund të befasojë disa, pasi më parë ai pranoi se pornografia ia shkatërroi martesën me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, me të cilën ka 4 fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm./ZËRI

Poll

MOS HUMB