
GJERMANI- Ylber Ramadani është shfaqur i emocionuar vetëm pak minuta përpara ndeshjes. Ai është shprehur për mediat se sot ka qenë hera e parë që ka bërë një video në stadium, veprim i nxitur nga numri i madh i tifozëve që kanë mbushur stadiumin e Dortmund. Mesfushori i kuqezinjve u shpreh se tifozët janë një shtysë për ta, por dhe një përgjegjësi për një performancë sa më të mirë.
“Është atmosferë mahnitëse. Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta. Padyshim do të jetë e vështirë, por e dimë dhe do të shkojmë të japim gjithçka në fushë, Nuk ka rëndësi se kush luan. Jemi një ekip i mirë dhe duhet ta tregojmë edhe në fushë,”- tha mesfushori i kuqezinjve.