
TIRANË- Aktorja Eva Alikaj, e njohur nga publiku për rolin e saj ‘Elsa' në komedinë 'Pallati 176’, ka treguar të pathënat.
E ftuar në “Top Arena”, Eva Alikaj tregoi se rolin e saj donte ta merrte aktorja Rajmonda Bulku, por shtoi se autorja kishte vendosur t'ja jepte asaj "Elsën". Në rrëfimin e saj, aktorja u shpreh se atë rol, nuk e bën dot askush si ajo.
“Kam dëgjuar më vonë që rolin tim në ‘Pallatin 176’ donte që ta merrte Rajmonda Bulku. Ndoshta dëshironte autorja që t’ja jepte rolin por nuk e di kush nguli këmbë dhe ma dhanë mua. Unë e qava, nuk e bën njeri si unë. Roli ishte i varfër në fakt, isha unë aty që i dhashë shpirtim tim dhe ngeli aty derisa doli Elsa. E shikoja që batutat e mia pëlqeheshin nga kolegët dhe kështu doli Elsa,”-tregoi Eva Alikaj.
SHIKO MOMENTIN 46: