Qytetërim

"Kurrë në histori nuk kam parë të sulmojnë dikë si Hysajn”, Ramadani: Ishte i demoralizuar

Mesfushori i Leçes ka treguar se Hysaj ishte shumë i demoralizuar nga kritikat dhe është dashur edhe ndërhyrja e Silvinjos dhe Armand Dukës për ta qetësuar.

f.t
"Kurrë në histori nuk kam parë të sulmojnë
Ylber Ramadani

TIRANË- Elseid Hysaj ishte në shënjestër të kritikave të tifozerisë shqiptare pas humbjes me Italinë. Ylber Ramadani ka thënë në studion e emisionit “Euro Dueli” në “RTV Dukagjini” se sulmi që i është bërë mbrojtësit shkodran është i papranueshëm për të. Mesfushori i Leçes ka treguar se Hysaj ishte shumë i demoralizuar nga kritikat dhe është dashur edhe ndërhyrja e Silvinjos dhe Armand Dukës për ta qetësuar.

“Kurrë në historinë e futbollit shqiptar, apo të Kombëtares shqiptare, nuk kam parë të sulmojnë një njeri si kanë sulmuar Elseid Hysajn. E kanë sulmuar atë, familjen, me gjërat më të këqija që mund të sulmojnë një njeri. Unë e kam shok, e kam koleg. Të nesërmen kam shkuar e kam takuar dhe ai më ka thënë: “O vëlla, ai është instikt i futbollit”. Ai nuk ka qejf të lërë golin vetë, sepse ne të gjithë fitojmë në rast rezultati pozitiv. Ishte shumë i demoralizuar. Dy ditë kanë qenë shumë të vështira për të, sepse nuk hapje dot telefonin, pasi të dilte Elseidi pa pikë faji. Mënyrën se si u sulmua Elseid Hysaj unë nuk e pranoj. Nesër mund të më ndodhë edhe mua ajo gjë. Më pas trajneri ka biseduar me të. Ka biseduar edhe presidenti. E kanë qetësuar”, ka treguar Ylber Ramadani.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u përball me një vorbull kritikash dhe sulmesh në rrjetet sociale pas disfatës së Shqipërisë në duelin ndaj Italisë të vlefshme për Europianin. Shkak u bë goli i dytë i shënuar nga Barela, ku Hysaj u pa në video duke ulur kokën, një gjest që e quajti më pas instiktiv.

Poll

MOS HUMB