
Danny Makeli mund të jetë një nga emrat më të njohur të arbitrave që janë emëruar për të gjykuar disa nga kompeticionet më të mira botërore, por në Euro 2024 reputacioni i tij u “dogj”. Në dy ndeshjet që Makeli drejtoi, performanca e tij, çoi në një ‘’lumë’’ ankesash dhe UEFA mori vendimin për të pezulluar praninë e tij në turneun evropian.
Siç u bë e ditur, holandezi u shkëput nga nokauti i EURO 2024, me “Sportsmediaset” duke nënvizuar se arsyeja e këtij vendimi ishin ankesat e skuadrave për ecurinë e tij në grupe. Në veçanti, skuadra kroate bëri thirrje për minutat e vonesës që holandezi mbajti në “finalen” e kualifikimit ndaj italianëve, të cilët barazuan 1-1 në minutën 90+8 dhe u gjendën në 1/16.
Ndërsa hungarezët kishin shprehur ankesa edhe më herët në ndeshjen ndaj Gjermanisë, me trajnerin hungarez, Marco Rossi, që sulmoi Makelin pas përfundimit të ndeshjes, duke theksuar se “arbitri ishte lojtari më i keq në fushë”./ZËRI