Qytetërim

Qindra tifozë rrethuan hotelin në Teheran për të parë Ronaldon

Al-Nasr nesër do të luajë kundër Persepolis në Teheran në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë.

k.m.
Qindra tifozë rrethuan hotelin në Teheran për të parë
Tifozat e Ronaldos

IRAN- Qindra tifozë rrethuan sot një hotel në Teheran, me shpresën për të parë yllin portugez të futbollit Cristiano Ronaldo, i cili mbërriti me skuadrën e tij Al-Nasr që do përballet me Persepolisin.

Tifozët, duke thirrur “Ronaldo”, në një moment kanë arritur të kalojnë Policinë dhe u mblodhën para hotelit. 

Al-Nasr, nesër do të luajë kundër Persepolis në Teheran në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë. Ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane në fushën vendase janë bërë të mundura nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB