Qytetërim

Këshilla e Ballack për 'stolin' e Gjermanisë

Sipas një prej ikonave të kombëtares gjermane, Michael Ballack, këtë detyrë do ta bënte më së miri një holandez.

i.h.
Këshilla e Ballack për 'stolin' e Gjermanisë
Michael Ballack

BERLIN- Gjermania është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Hansi Flick. Tekniku 58-vjeçar u shkarkua nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta të “Panzerave”. Federata Gjermane e Futbollit ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri, me vendin që po bëhet gati për Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Sipas një prej ikonave të kombëtares gjermane, Michael Ballack, këtë detyrë do ta bënte më së miri një holandez.

“Duhet të fokusohemi në alternativën më të mire të mundshme. Unë do të zgjidhja një njeri me përvojë dhe Louis van Gaal është një trajner i jashtëzakonshëm. Akordi me të nuk është i lehtë për t’u arritur, por kjo nuk është një gjë e keqe. Mendoj se skuadra ka nevojë për kontribute të reja afatgjata. Ne ende duhet të mësohemi me faktin se ai ka një pasaportë holandeze,”-tha kapiteni legjendar i Panzerave.

Federata gjermane ka pasur kontakte edhe më ish-teknikun e Bajernit, Julian Nagelsman. Komunikimi i parë ka qenë në lidhje me anën financare, ndërsa 36 vjeçari shikohet si kandidati kryesor për këtë detyrë.

Nagelsman u shkarkua nga detyra e trajnerit të Bajern Mynihut, edhe pse ekipi ishte në garë për titullin dhe Ligën e Kampioneve. Në 22 muaj, skuadra bavareze nën drejtimin e tij fitoi 60 nga 84 ndeshje, e gjithashtu fitimin e titullit dhe të dy Super Kupave të Gjermanisë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB