Qytetërim

Qëlloi me grushte arbitrin, arrestohet punonjësi i fushës në Kavajë

Sfida u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të lushnjarëve.

F.m
Qëlloi me grushte arbitrin, arrestohet punonjësi i fushës në
Stadiumi

KAVAJË- Një 44-vjeçar me inicialet A. L., punëtor i fushës së stadiumit në Kavajës është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 44-vjeçari, në përfundim të ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes, Xhuljan Bacaj. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga. Sfida u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të lushnjarëve.

Njoftimi i policisë Kavajë:

Goditi arbitrin kryesor pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, vihet në pranga 44-vjeçari, punëtor i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”. Ky shtetas, në përfundim të  ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB