
KOSOVË- Dafina Zeqiri ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Ata janë ndër çiftet më të komentuar së fundmi, e këngëtarja i ka dhënë fund aludimeve për lidhjen e tyre duke ndarë në “Insta Story” një video teksa shkëmbejnë një puthje.
Ka qenë Kreshniku ai i cili fillimisht ka ndarë videon dhe më pas Dafina e ka rishpërndarë në llogarinë e saj në rrjetet sociale, duke shtuar kështu të gjitha dyshimet.
Dyshja janë parë disa herë bashkë, madje ajo e ka postuar dhe më parë në rrjetet sociale por duke mos konfirmuar marrëdhënien e tyre.
Kujtojmë se Dafina pak muaj më parë i ka dhënë fund lidhjes me Dj Geek, i cili ishte dhe menaxheri i saj.