
PARIS – Ashtu siç edhe pritej, Lionel Messi ka fituar Topin e Artë 2023.
Messi e fiton këtë çmim për herë të tetë në karrierë. Argjentinasi arriti të marrë Topin e Artë, në edicionin e 67 të këtij trofeu.
Është hera e parë në histori, që këtë çmim e fiton një lojtar, që nuk luan në një klub në Europë.
Lionel Messi arriti të udhëheq Argjentinën drejt titullit kampion bote. Messi la pas Erling Haland dhe Kilyan Mbappe.
‘Pleshti’ fitoi kështu garën e fortë me Haaland. Ky i fundit gjithashtu kishte një sezon spektakolar, teksa shënoi shumë gola dhe ishte protagonist për Manchester Cityn në fitoren e Premier League, FA Cup dhe Ligën e Kampioneve.
Messi arrin që të lërë pas edhe “rivalin” e tij Cristiano Ronaldon, që ka 5 trofe të Topit të Artë.
Haaland fitoi çmimin “Gerd Muller”, ndërsa çmimin “Yashin” e fitoi portieri argjentinas, Emiliano Martinez.
Një çmim e mori edhe Vinicius. Ky i fundit fitoi çmimin “Socrates”, që jepet për vepra jashtë fushës./Zëri.ai/