
NAPOLI - Mediat italiane shkruajnë se një tifoz i Napolit, duke tentuar të hyjë në stadium, nga një tunel, ka humbur jetën. Ai kishte tentuar të hyjë në stadium, pa biletë.
Mësohet se 42-vjeçari po tentonte të hynte në stadiumin Diego Armando Maradona, duke hyrë në tunelin, që ishte pranë zonës së parkimit, por se ka rënë nga 30 metra lartësi, duke gjetur vdekjen.
Një mik i viktimës i tha policisë se të dy ishin futur në stadium përmes tunelit, duke u përpjekur të arrinin në tribunë, pa pasur një biletë.
Ai shtoi se kur pa se çfarë ndodhi me shokun e tij, hoqi dorë nga përpjekja për të hyrë në mënyrë “klandestine” në stadium.
Napoli barazoi 2:2 me Milanin, ndeshje e luajtur për kampionatin italian./Zëri.ai/