Qytetërim

"Puthja" mes Kamala Harris dhe Donald Trump e krijuar nga Elon Musk po çmend rrjetin

Rezultatet e para tregojnë se si mund të krijohet dezinformata në një çast.

M.M
"Puthja" mes Kamala Harris dhe Donald Trump e krijuar nga Elon Musk po
Donald Trump dhe Kamala Harris

SHBA- Puthja e rreme mes Kamala Harris dhe Donald Trump është krijimi më i fundit e inteligjencës artificiale të Elon Musk.

Musk, një nga mbështetësit më të vendosur të Donald Trump, sapo ka përditësuar inteligjencën artificiale të tij, Grok, e aftë për të gjeneruar imazhe nga teksti për herë të parë. Rezultatet e para tregojnë se si mund të krijohet dezinformata në një çast. Mjafton vetëm një fjali e thjeshtë, udhëzim që i jepet Inteligjencës Artificiale në formë teksti, për të gjeneruar në çast një foto realiste të aftë për të mashtruar votuesit raporton La Repubblica.

"Puthja" mes Kamala Harris dhe Donald Trump e krijuar nga Elon Musk po
Foto e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale e Musk

Për shembull, imazhi i rremë i krijuar me Grok, në të cilin një burrë që duket si Donald Trump dhe një grua që duket si Kamala Harris, puthen është bërë virale nga përdoruesit e rrjetit social X , i njohur dikur si Twitter, në pronësi të Musk. Megjithëse rregullat e përdorimit të Grok ndalojnë gjenerimin e imazheve fyese, të dhunshme, të turpshme dhe shpifëse , përdoruesit që po testojnë inteligjencën artificiale të re të Musk raportojnë se nuk ka kufij për atë që mund të gjenerohet./ ZËRI

Poll

MOS HUMB