
SPANJË- Zyrtarët spanjollë kanë nisur një hetim ndaj kompanisë së prodhimit për videoklipin më të fundit të Katy Perry -t për xhirime pa leje në dunat e mbrojtura të Ishujve Balearik. Në videon e këngës të sapo publikuar nga Katy Perry, “Lifetimes”, këngëtarja shihet duke kërcyer në dunat e rërës të ishullit S’Espalmador. Autoritetet spanjolle lëshuan një deklaratë duke thënë se kompania e xhirimit nuk kishte marrë një autorizim për të filmuar në tokën ekologjikisht të ndjeshme në këtë ishull.
Ministria përgjegjëse për ruajtjen e zonës tha se “produksioni në asnjë rast nuk ka kërkuar autorizim nga ministria për të realizuar xhirimet” dhe për këtë arsye ka nisur një hetim paraprak.
Një zëdhënës i labelit tha për The Hollywood Reporter të mërkurën se “kompania vendase e prodhimit të videove na siguroi se të gjitha lejet e nevojshme për videon ishin siguruar.”
Ylli i popit ka publikuar dy këngë nga albumi “143” përpara publikimit në 20 shtator. Të dy këngët nuk janë pritur aq mirë nga nga kritikët dhe fansat e këngëtares, megjithëse albumi i fundit i këngëtares arriti kulmin në vendin e pestë në Billboard 200 në vitin 2020./ ZËRI