Qytetërim

VIDEO/ U plagos me thikë, momenti kur babai i Lamine Yamal debaton me autorin

Babai i Yamal, shtyhet disa herë nga një person, indentiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I.F
VIDEO/ U plagos me thikë, momenti kur babai i Lamine Yamal debaton me
Autori dhe babai i Lamine Yamal

BARCELONË- Babai i futbollistit spanjoll, Lamine Yamal, u godit disa herë me thikë teksa po shëtiste qenin e tij. Sipas dëshmitarëve, ai u ‘përplas’ me dikë në rrugë dhe dikush i hodhi ujë nga ballkoni i pallatit dhe aty nis një konflikt mes tij dhe disa personave.

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur ai debaton me banorët e pallatit. Babai i Yamal, shtyhet disa herë nga një person, indentiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Më pas është policia bashkiake, e cila ndërhyn për të qetësuar situatën.

 

Pak orë më vonë, teksa ai po shkonte drejt parkimit me qenin e tij, u godit disa herë me thikë nga 3 persona. Deri më tani policia ka arrestuar autorët dhe është duke hetuar disa persona të tjerët të përfshirë në këtë sulm. /ZËRI

Poll

MOS HUMB