
PARIS- Paris SG siguroi mbrëmë finalen e Ligës së Kampioneve pasi mposhti sërish Arsenalin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e kthimit. Francezët e fituan gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 3-1. Fabian Ruizi dhe Hakimi shënuan për parizienët, ndërsa Sakaja realizoi për londinezët. Donaruma ishte vendimtar me disa pritje të jashtëzakonshme që ndaluan tentativat e përsëritura të Arsenalit për përmbysje. Ndeshja e djeshme mbante kryesisht vulën e portierit italian.
Ndeshja pati ritëm të lartë dhe raste të shumta. Arsenali nisi i pari, i shtyrë edhe nga nevoja, me raste të rrezikshme nga Rajs, Martineli dhe Odgardi, por PSG-ja reagoi me disa goditje të Kvarës dhe me golin e Ruizit.
Në pjesën e dytë, edhe pse Vitinja humbi një penallti, PSG-ja dyfishoi rezultatin me Hakimin.
Arsenali shkurtoi rezultatin me Sakanë, por pa mundur të barazojë, ndërsa Donaruma vazhdoi të bënte diferencën mes shtyllave duke qenë lojtar i ndeshjes.
Finalja e madhe e 31 majit do të jetë përballje mes PSG-së dhe Interit. Për parizienët, kjo është një mundësi historike për të fituar për herë të parë Ligën e Kampioneve. Sfida do të përfshijë shumë emra të njohur të futbollit italian si Donaruma, Ruizi, Markinjosi dhe Hakimi, që do të përballen me Lautaron dhe Somerin në një duel që pritet të zbardhë jo pak të panjohura edhe për kandidaturat e Topit të Artë. Luis Enrike i PSG është teorikisht i vetmi trajner në garë për tripletën./ZËRI