
SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte ndër shumë artiste të tjera, mori pjesë në Met Gala-n e këtij viti. Por ndryshe nga shumica e të ftuarve, ajo mori kritika të forta negative për pamjen e saj. Komentet ishin fyese, duke vënë në dukje shtimin në peshë. Këngëtarja e “Born Again” debutoi në natën më të madhe të modës në Muzeun Metropolitan të Artit të hënën, më 5 maj, duke veshur një pallto të zezë Christian Siriano dhe një fund të gjatë prej tyl të kombinuar me doreza rrjetë.
Duke iu përgjigjur një mesazhi ofendues të postuar në X, postim i cili u hoq më vonë, ajo shkroi: Jam shumë e lodhur nga njerëzit që komentojnë për peshën time. Kam sindromën e vezoreve policistike dhe vuaj nga infertiliteti. Mbeta shtatzënë dhe nuk funksionoi dhe e mbaj këtë dhimbje në heshtje.
35-vjeçarja shtoi se mesazhi i saj mund t’i bëjë kritikët të “mendohen dy herë” para se të komentojnë “trupin e kujtdo”.
Rexha ka folur shumë hapur për udhëtimin e saj me sindromën e vezoreve policistike – një gjendje hormonale që ndikon në funksionin e vezoreve të një gruaje – ndër vite. Në një postim pasues, ajo theksoi se nuk do ta linte që komentet e rrjetit t'i prishnin ditën.
"Po shkoj të shijoj ditën time tani. Kalofshi një ditë të mbarë të gjithëve, ju dua."
Këngëtarja ka marrë kritika të forta shumë herë në të kaluarën, por si gjithmonë, ajo u përpoq t'i përballonte ato me qetësi. Në qershor të vitit 2023, me rastin e një sulmi të ngjashëm, ajo shkroi në Instagram : E di që kam shtuar në peshë. Nuk do të gënjej, është e shëmtuar dhe më shqetëson kur lexoj disa nga komentet, por kam mësuar të mos e gjykoj veten dhe ta pranoj ashtu siç jam./ZËRI