Qytetërim

Golden Stejti fitore me rëndësi ndaj Minesotës, por humb liderin e skuadrës

Golden Stejti pret me shqetësim rezultatet e rezonancës magnetike për liderin Këri, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten në Mineapolis.

Redaksia Zëri
Golden Stejti fitore me rëndësi ndaj Minesotës, por humb liderin
Pamje nga sfida

SHBA- Minesota-Golden Stejt përfundoi 88-99. Uorriorsat korrën një fitore me rëndësi në raundin e dytë të play off-it ndaj Timbëruolvsave, edhe pa Stefën Kërin. Stefën Këri doli nga loja në fillim të çerekut të dytë për shkak të një problemi muskulor.

Skuadra nga San Fransisko, e lodhur nga një seri rraskapitëse prej 7 ndeshjesh kundër Hjuston Roketsit, tregoi karakter dhe disiplinë mbrojtëse duke ndalur sulmet e Timberuolvsave, të cilët në pjesën e parë regjistruan vetëm 31 pikë. 

Minesota provoi të rikthehej në lojë në pjesën e dytë falë Eduards, që regjistroi 23 pikë dhe Rendlit, me 18 pikë. Hjeld (24 pikë) dhe Grin (18 pikë) u treguan vendimtarë me gjuajtjet nga distanca, ndërsa trajneri Kerr aktivizoi plot 13 lojtarë për të mbajtur ritmin e lartë dhe freskinë e skuadrës.

Golden Stejti pret me shqetësim rezultatet e rezonancës magnetike për liderin Këri, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet të enjten në Mineapolis./ZËRI

Poll

MOS HUMB