Qytetërim

Pse nuk mund të relaksohemi gjatë pushimeve?

"Sindroma e Kohës së Lirë" prek shumë njerëz, por kryesisht të rinjtë.

k.m.
Pse nuk mund të relaksohemi gjatë pushimeve?
Foto ilustruese

TIRANË- Pritja dhe padurimi për disa ditë pushimi dhe relaksimi është i madh. Dhe kur vjen ai moment, shfaqen lodhje dhe sëmundje. Shumë punëtorë e përjetojnë këtë fenomen shpesh. Në një studim të Universitetit Ndërkombëtar (IU) në Erfurt të titulluar “Sindroma e Kohës së Lirë: Lodhje në vend të relaksimit”, 19.3% e të anketuarve thanë se ndiheshin të lodhur gjatë pushimeve ose festave. Pothuajse 72% e të anketuarve thanë se kjo situatë është e njohur për ta.

Përafërsisht 40.1% e të anketuarve deklarojnë se pushimi që marrin nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e punës. 

"Përfundimi ynë është se brezat e rinj në veçanti janë "më të prekur sesa ata më të vjetër,"- thotë Stephanie Andre, një profesoreshë e çështjeve shëndetësore në Universitetin privat Gjerman. Ajo e shpjegon rezultatin duke thënë se shumë nga të anketuarit e rinj e kalojnë kohën e tyre të lirë në mediat sociale ose duke parë seriale dhe filma në platformat dixhitale. Studimi tregon se njerëzit që ngrihen nga divani dhe bëjnë aktivitete të ndryshme në kohën e tyre të lirë kanë më pak gjasa të zhvillojnë "Sindromën e Kohës së Lirë".

80.6% punojnë rregullisht jashtë orarit

Përveç kësaj, brezat e rinj ndiejnë një detyrim më të madh për të qenë të disponueshëm në telefon edhe pas orarit të punës. Midis atyre nën 25 vjeç, 42.6% thonë se duhet të jenë gjithmonë të disponueshëm, ndërsa në të gjitha moshat e tjera shifra është e kufizuar në 33.5%. Çuditërisht, 80.6% e të gjithë të anketuarve thanë se punojnë rregullisht jashtë orarit.

"Rezultatet tregojnë se ngarkesa e lartë e punës dhe mungesa e relaksimit lidhen drejtpërdrejt me simptomat e sëmundjes", thotë profesoresha gjermane./ZËRI

Poll

MOS HUMB