
ITALI- Sulmuesi anësor i Aston Villa, Nicolo Zaniolo do të duhet të paraqitet në Prokurorinë e Torinos për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat për përfshirjen në bastet sportive. Lojtari do të udhëtojë drejt Piemontes menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj AZ Alkmaar.
Më herët në pyetje ishin marrë Nicolo Fagioli dhe Sandro Tonali. Ish-lojtari i Romës është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Unai Emery.
Ndryshe nga Fagioli dhe Tonali, sulmuesi nuk ka pranaur se ka vënë baste në futboll, por vetëm se ka luajtur blackjack dhe poker pa e ditur se ato ishin faqe ilegale.
Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar telefonin dhe tabletën e lojtarit dhe po kryejnë analizat e pajisjeve elektronike, në kërkim të materialeve të mëtejshme hetimore.
Duke pasur parasysh edhe linjën mbrojtëse të Zaniolo-s, prokuroria ka rpeferuar që të mos nxitojë. Synimi i hetueve është të marrin vesh kush i dha Zaniolos akses në faqe ilegale të absteve, e nëse ka futbollistë të tjerë të përfshirë.
Zaniolo rrezikon vetëm një gjobë pasi ka luajtur baste në platforma të palicensuara./Zëri.ai