
MILANO - Mesfushori i Inter, Hakan Calhanoglu tha se futbollisti shqiptar Kristian Asllani është si një vëlla i vogël për të.
29-vjeçari foli për SportMediaset, pas fitores me Salzburgun. “Kristian Asllani po rritet si lojtar. Ai është si vëllai im i vogël. Ai është një lojtar i mirë. Asllani dëshiron të luajë, por ka nevojë për durim”, deklaroi Calhanoglu.
Lojtari turk theksoi se ekipi italian duhet të qëndrojë gjithmonë i bashkuar. “Të gjithë jemi lojtarë të mirë. Unë bëj më të mirën për këtë fanellë”, tha ai.
Hakan Calhanoglu është lojtar i Interit, kapiten i kombëtares së Turqisë dhe një veteran në futboll./Zëri.ai/