
KOSOVË-Bardhi Idrizi dhe Melinda Ademi janë përballur me një incident, që si duket ka shkaktuar dhe anulimin e koncertit të tyre që do të mbahej në ‘Stadiumin e Qytetit’ në Preshevë. Këngëtarët njoftuan se i është anuluar performanca për shkak te keqkuptimeve me policinë.
"Mbrëmja në Preshevë që ishte paraparë të mbahet sonte do të shtyhet për disa ditë. Unë dhe Melinda me dëshirën më të madhe ishim duke ardhur, edhe me riskun tonë. Por mbrëmja u shty për shkak të disa keqkuptimeve me policinë e shtetit. Nesër në mëngjes ju informojmë për datën tjetër që do të mbahet këto ditë. Ju duam shumë,'-njofton Bardhi.

Dyshja pritet të sqarojnë keqkuptimet dhe do të njoftojnë një datë tjetër për fansat./ZËRI