
TIRANË- Spektakli i sotëm i 'Big Brother Vip' do të ketë mjaft diskutime rreth situatave që kanë tronditur opinionin publik, por edhe të papritura. Vëllai i Madh ka lënë me pikëpyetje rikthimin e Liam Mandiaro në shtëpinë e BBV, prej së cilës u largua si i arrestuar pak javë më parë. A do të kthehet Liami në shtëpi pas arrestimit të tij?
Liam Osmani u arrestua vetëm disa ora pasi hyri në shtëpinë e Big Brother VIP. Ai rezulton i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Vetë Liam Osmani ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të këtij dënimi. I gjithë procesi ndaj tij ka një sërë pikëpyetjesh, që nga shqyrtimi i kësaj çështje nga Gjykata Penale, kur mund të ishte zgjidhur përmes përmbarimit, te vendimi nul, për shkak se në momentin e dënimit, Liam Osmani kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Një situatë tjetër që pritet të sqarohet është një rrëfim i papritur nga Egla. Aktorja tha se e kanë ngacmuar seksualisht para shumë vitesh, ndërsa sot ai person del në ekran me zë dhe figurë dhe ndoshta të njëjtën gjë bën edhe me gra e vajza të tjera. Çfarë do të thotë ajo për akuzat e ngritura?
Gjithashtu një nominim u hap mes dy banoreve të BBV, pasi patën një përplasje fizike, ku Rike i hodhi pana në kokë Eglës. Zarfi i zi i çoji të dyja banoret në nominim. Kush do të largohet mes Eglës dhe Rikes?
/ZËRI