
TIRANË- Futbollistët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, prej kohësh kanë dëshmuar se kanë një marrëdhënie dhe një atmosferë shumë të mirë në ekip, përpara Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Ardhja e Sylvinhos në krye të stolit të Kombëtares Shqiptare ka ndryshuar gjithë atmosferën te ekipi dhe grupi ka qenë më i bashkuar se kurrë.
Së fundi ekipi është mbledhur në Tiranë, për përgatitjen e dy miqësoreve që do të luhen këtë muaj, me Kilin dhe Suedinë. Nga ky grumbullim nuk kanë munguar dhe momentet e gëzueshme, ku tre prej futbollistëve kanë kërcyer nën ritmet e këngës së Irkenc Hykës, që prej javësh është bërë virale, kryesisht në TikTok.
Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami kanë kërcyer së bashku, ndërsa videoja e tyre është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.
/ZËRI