
BRITANI- Aktorja Tawny Platis ndoshta mund të jetë një figurë jo shumë e njohur por zëri i saj është përdorur në dhjetëra reklama, libra audio dhe filma të animuar. Përtej eksperiencës së bukur në karrierën e saj, Platis ka treguar së fundmi një detaj interesant mbase për lexuesit por aspak të këndshëm për të.
Prej 17 vitesh ajo nuk arrin të flasë me zërin e saj të vërtetë dhe tregon se zakonisht duhet të flasë me një ton më të ulët me nota të mprehta, ndërsa shton se pëlqen të imitojë zërat e djemve adoleshentë në punën e saj, shkruan Dailymirror.
“Kisha frikë nga njerëzit, dhe mamaja më nxiti të aktroja për të krijuar shoqëri, për t’u mësuar me njerëzit”.
Tawny është nga San Diego, Kaliforni dhe pëlqen të imitojë personazhe nga filma dhe programe televizive. Ajo nisi fillimisht të punonte part-time me zërat, duke punuar dhe si shitëse, para se të punonte me kohë të plotë ai aktore zërash në moshën 26 vjeçare./ ZËRI