Qytetërim

Njihuni me Tijan dhe Matthew, çifti që theu rekord botëror për ndjekjen e 135 koncerteve në një vit

Browns shpenzuan gjithsej 18,407,24 dollarë për biletat e koncerteve gjatë vitit, një mesatare prej 68,17 dollarë për biletë.

a.l
Njihuni me Tijan dhe Matthew, çifti që theu rekord botëror
Çifti

BRITANI- Një çift nga Maryland ka thyer rekord botëror 'Guinnes' pasi kanë ndjekur 135 koncerte 'live' në një vit të vetëm. Tijan dhe Matthew Brown nga Kensington ishin në koncertin e tyre të 20-të të vitit 2023 kur filluan të pyesin veten nëse po thyenin një rekord botëror.

“Ndërsa po zhyteshim në muzikë, energji dhe gëzim për të qenë përsëri në audiencë, një mendim na goditi. A mund të jetë ky një rekord botëror? Ideja ishte emocionuese!”, tha Mattheë Broën për Guinness ëorld Records. 

Browns shpenzuan gjithsej 18,407,24 dollarë për biletat e koncerteve gjatë vitit, një mesatare prej 68,17 dollarë për biletë, shkruajnë mediat e huaja.

“Paratë vijnë dhe shkojnë, por gëzimi, emocioni dhe lidhja që kemi ndjerë në këto koncerte do t'i kemi përjetë. Këto përvoja e kanë pasuruar jetën tonë në mënyra që paratë nuk mund të llogariten, kështu që sipas mendimit tonë, çdo qindarkë e shpenzuar ia ka vlejtur!”, tha Mattheë.

Mes qindra koncerteve që ata kanë ndjekur janë dhe ai i Beyonce, Lizzo, Pitbull, Sam Smith, Billy Joel dhe Stevie Nicks.

Poll

MOS HUMB