
SHBA- Natalie Portman mendon se sot "YouTubers" po bëhen më të famshëm se yjet e filmit. Në një intervistë për "Vanity Fair", aktorja fituese e Oskar tha se fëmijët e saj madje njohin më shumë personazhe që bëjnë 'vlogs' sesa yjet e filmit. Sipas saj aksesi në internet i jep mundësinë njerëzve të gjenerojnë jo vetëm të ardhura por edhe famë, si dhe të promovojnë një anë të tyre atistike nëse e kanë.
"Nëse pyet dikë në moshën e fëmijëve të mi për yjet e filmit, ata nuk njohin askënd në krahasim me yjet e YouTube. Ka diçka çliruese që arti juaj të mos jetë art popullor. Ju mund të eksploroni vërtet gjithçka që ju intereson. Ju jeni shumë më tepër për pasionin sesa komercializmin. Dhe ajo që është gjithashtu interesante është të bëni kujdes që të mos bëheni elitarë. Nëse do të jetonit në një qytet të vogël, mund të mos keni akses në kinemanë e shkëlqyer artistike. Tani nëse ka një lidhje interneti, ju mund të përdorni çdo gjë", tha ajo.
Natalie Portman says film is in “decline” as YouTubers replace movie stars https://t.co/OhqrfifVoB
— NME (@NME) February 22, 2024
Natalie Portman së fundmi thuhet se është rikthyer në krahët e ish-bashkëshortit të saj, Benjamin Millepied. Ata u fotografuan bashkë me dy fëmijët e tyre të enjten në Los Anxhelos./ Zëri.ai