Qytetërim

Muzeu britanik kërkon të punësojë një fans që di çdo gjë për Taylor Swift

Për këtë arsye përpara turneut evropian të artistes, muzeu i Londrës po kërkon një fanse të "zjarrtë" të këngëtares së famshme Taylor Sëift për të mësuar më shumë rreth kulturës së saj muzikore.

a.l
Muzeu britanik kërkon të punësojë një fans që di
Taylor Swift

BRITANI- Ajo është padyshim një nga yjet më të mëdhenj të pop-it për momentin dhe suksesi i saj muzikor po bën jehonë në mbarë botën. Po flasim për Taylor Swift e cila së fundmi është kthyer në një nga emrat më të përfolur të yjeve. Në eventin madhështor të çmimeve "Grammy" ajo njoftoi fansat se së shpejti do të publikojë albumin e saj të ri.

Për këtë arsye përpara turneut evropian të artistes, muzeu i Londrës po kërkon një fanse të "zjarrtë" të këngëtares së famshme Taylor Sëift për të mësuar më shumë rreth kulturës së saj muzikore.

Muzeu gjithashtu ka pozicione konsulenti për adhuruesit e ‘emoji-ve’ dhe artikujve të tillë si këpucët Crocs, dhe ofrohen kontrata me kohë të pjesshme ose zero. Si pjesë e punës së tyre, kandidatët e përzgjedhur do të takohen me ekipin e kuratorëve të muzeut për të ndarë njohuritë e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB