Qytetërim

‘Pirati’ Muriqi shtang Realin e Mbappe-s, shënon dhe shpallet njeriu i ndeshjes

Madrilenët, pavarësisht tentativave të shumta, nuk kanë arritur të gjejnë golin e fitores dhe kanë rrezikuar disa herë të pësojnë të dytin

E.K
‘Pirati’ Muriqi shtang Realin e Mbappe-s, shënon dhe shpallet
Vedat muriqi

SPANJË- Reali i Madridit e ka nisur keq sezonin e ri në La Liga për të mbrojtur titullin kampion, duke barazuar 1-1 në transfertë me Mallorcan, dhe për këtë ka menduar një shqiptar.

Sfida nisi mjaft mirë për “Los Blancos”, të cilët shënuan në minutën e 13’ me Rodrygo, i cili shënoi një supergol.

Por festën e kampionëve të Europës e prishi pikërisht Vedat Muriqi, që barazoi takimin në minutën e 53’. Gjërat u mbyllën në mënyrën më të keqe për ekipin e Ancelottit pas daljes me karton të kuq të Mendy. Ky i fundit u ndëshkua pikërisht pas një ndërhyrje të ashpër ndaj lojtarit shqiptar.

‘Pirati’ Muriqi shtang Realin e Mbappe-s, shënon dhe shpallet

Pas takimit Muriqi fitoi dhe çmimin si “Lojtari i Ndeshjes”, ndërsa Mbappe me shokë duhet të mbledhin forcat për ndeshjen e radhës në kampionat./ZËRI 

Poll

MOS HUMB