Qytetërim

“S’po më hahet buka, më ka marrë malli”, Blero kërkon publikisht rikthim me ish-të dashurën

Edhe pse aludime të ndryshme janë përhapur për një romancë të re, këngëtari si duket nuk e ka harruar 'bebin" dhe këtë nuk e ka problem ta thotë publikisht. 

F.I
“S’po më hahet buka, më ka marrë malli”, Blero
Blero Muharremi

KOSOVË-Këngëtari Blero Muharremi dhe romancat e tij kanë qënë kryefjala e lajmeve të showbizit vitin e fundit. Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, Blero e përmendi disa herë të dashurën, duke e përshkruar atë si ‘gruan perfekte’. Edhe pse aludime të ndryshme janë përhapur për një romancë të re, këngëtari si duket nuk e ka harruar 'bebin" dhe këtë nuk e ka problem ta thotë publikisht. Këngëtari me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, me fjalë të ëmbla dashurie ka kërkuar rikthimin e saj.

‘S’po më hahet buka prej që ti ke ikë. Nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia. Nuk po shoh motiv pa ty. Aq shumë më ka marrë malli të të kam prapë timen. Je dashuria e jetës sime. Askënd s’kam desht si ty dhe krejt e dinë çka kam bë unë për ty. Të kërkoj edhe një herë publikisht rikthim beba jem edhe pse e di përgjigjen tënde. Të dy jemi fajtor dhe ti e para. Mos harro’, është shprehur ai.

“S’po më hahet buka, më ka marrë malli”, Blero
POSTIMI

Menjëherë pas ndarjes me Afrona Diken, këngëtari nuk humbi kohë por filloi një romance të re me një vajzë që jetonte jashtë trojeve shqipëtare. Por pak muaj më vonë ishte vet Blero i cili njoftoi për ndarjen nga vajza “misterioze”./ZËRI

Poll

MOS HUMB