
ITALI- Te Milani ka shqetësim për repartin difensiv, i cili është goditur nga mungesat. Trajneri Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm Pierre Kalulu për të paktën katër muaj. Lojtari iu nënshtrua një operacioni pas këputjes së tendinës në muskulin e kofshës së majtë të enjten në Finlandë.
Por “Djalli” nuk ka të gatshëm as Marco Pellegrino. Edhe argjentinasi do të qëndrojë jashtë për disa javë, pasi pësoi një frakturë në këmbën e majtë në debutimin kundër Napolit. Në një situatë të tillë, Milani ka nisur nga puna që në emrkatone dimrit të bëjë perforcime në prapavijë.
I pari në listë është Lloyd Kelly, i cili luan te Bornemouth. Futbollistit 25-vjeçar i përfundon kontrata në qershorin e ardhshëm dhe drejtuesit kuqezinj synojnë që të gjejnë akordin që në janar.
Kelly ia ka bërë të qartë klubit që luan në Premier Ligë se nuk ka në plan të rinovojë, e ka nisur që tani të mendojë për skuadrën e re. Alternativa janë edhe Maksim Estiv, qendërmbrojtësi 21 vjeçar i Montpelie si edhe Konstantinos Koulierakis, 19 vjeç, që aktivizohet te PAOK dhe përfaqësuesja greke./Zëri.ai