Qytetërim

Përfundoi në terapi intensive, Madona: Nëna nga qielli më tha se nuk ishte koha ime

E.K
Përfundoi në terapi intensive, Madona: Nëna nga qielli më
Madonna

BELGJIKË- “Për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial, Madonna kaloi disa ditë në kujdes intensiv”. Lajmi mbërriti papritur, një pasdite në fund të qershorit, përmes profilit të menaxherit Guy Oseary, i cili më pas siguroi: “Ajo është larguar nga terapia intensive, por është ende nën kujdesin mjekësor. Pritet një rikuperim i plotë”. Parashikimi u respektua, aq sa ylli i popit amerikan u rikthye për të kënduar në skenë për turneun e saj të shumëpritur 'Celebration'.

Nga skena e Sportpaleis në Antëerp të Belgjikës, Madonna kujtoi atë episod që shqetësoi familjen dhe fansat e saj për javë të tëra. “Më pak se katër muaj më parë isha në një shtrat spitali, pa ndjenja. U mendua se mund të mos ia dilja”, tha ajo duke iu drejtuar të pranishmëve. “Jam këtu për t'ju treguar se kjo është vërtet një mrekulli. Ndoshta nëna ime, Zoti e bekoftë, duhet të më ketë ruajtur nga atje lart. Ajo më shikoi dhe më tha: “Bija ime, nuk është ende koha jote”.

Ajo e kishte prekur këtë temë edhe në shfaqjet e mëparshme, të organizuara në Londër, por nuk kishte hyrë ende në detaje. Aq sa në Antëerp ajo madje u emocionua kur fliste për nënën e saj, Madonna Louise Fortin, e cila vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 1963, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç: "Papritur pata një reflektim të çuditshëm dhe ndjeva empati ndaj nënë. Jo sepse ajo vdiq, por për shkak të asaj se sa e vetme duhet të jetë ndjerë ndërsa ishte në spital, duke e ditur se nuk do të mbijetonte.

Më është dhënë edhe një shans, ndaj jam shumë mirënjohëse”, përfundoi mbretëresha e popit, e cila në gusht mbushi 65 vjeç dhe thuhet se u shpëtua nga një injeksion Narcan. “Ju rrëfej se nuk ndihem shumë mirë për momentin, por nuk mund të ankohem sepse jam gjallë. Falënderoj Zotin për fëmijët e mi dhe për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj”.

Poll

MOS HUMB