Qytetërim

‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën, mbështesin mikeshën e tyre këtë 8 Mars

Koleget janë bërë njësh me momentin e vështirë në të cilin është duke kaluar Elia

E.K
‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,
Elia dhe video e incidentit

TIRANË- Artistet e Teatrit, dhe jo vetëm, e kanë nisur këtë 8 Mars duke bërë një fushatë në mbështetje të koleges së tyre Elia Zaharia, pas situatës së vështirë që ajo kaloi me Princ Lekën.

“Këtë 8 Mars, përqafimi im i parë shkon për ty”, shkruajnë artistët si Zamira Kita, Suela Bako, Adelina Muca, Eni Jani, Luli Bitri, Griselda Rushanaj, Rozana Radi e shumë të tjerë.

Postimi i Rozana Radit: Ky 8 MARS do të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave. Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë!

Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.
Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.
Është e thjeshtë të jesh spektator duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!

Këtë 8 Mars perqafimi im i parë, shkon për ty #PërElian

‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,

Postimin kanë zgjedhur që ta shoqërojnë me hashtagun “#përElian”, si një mbështetje për mikeshën e tyre që ndodhet në vështirësi në jetën e saj personale.  

‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,

Gjykata Civile e Tiranës, ka firmosur paraditen e djeshme dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

GJITHË POSTIMET PËR ELIAN:

‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,‘PërElian’, aktoret e njohura nisin fushatën,

Poll

MOS HUMB