
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, të paktën për disa orë, banorët e Big Brother vendosën armëpushimin, dhe të gjithë patën mundësi të jepnin mesazhet e tyre në kuadër të ditës së grave. Mesazhe për nënat, vajzat, motrat apo mikeshat e tyre, ndërsa rrëfimet qenë tejet emocionale.
Aktorja Julia Ilirjani ka zgjedhur që t’i kërkojë falje vajzës së saj, ku mes lotësh, ka treguar se mund t’ja ketë trazuar fëmijërinë, duke marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj.
“Për bijën time. Do doja t’i kërkoja një falje të madhe sepse i kam trazuar fëmijërinë e saj. Kam marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por asnjëherë nuk i kam bërë për vete. Kam menduar që ato vendime që mund t’i kenë prishur atë rehatinë, atë qetësinë, atë dukjen e bukur të saj për moshën që ka patur. Kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj. Unë shpresoj që të kem bërë zgjedhjen e duhur”.
Julia dhe bashkëshorti i saj janë ndarë kur vajza ka qenë në moshë fare të vogël, dhe asaj i është dashur që ta rrisë e vetme Rene. /ZËRI