
TIRANË- Duke shfrytëzuar organizimin e Big Brother, për t’i kërkuar falje apo për të falenderuar gratë e rëndësishme në jetën e tyre, Meriton Mjekiqi, ka zgjedhur të thojë disa fjalë për ish-partneren e tij. Meritoni i ka kërkuar falje Ergesës për sjelljen e tij, dhe e ka vlerësuar për kujdesin e treguar ndaj djalit të tyre.
“Dua të falenderoj Ergesën, është nëna e djalit tim. Dua ti them më fal që ndoshta skam qenë më i miri. Dua ta falenderoj për Learin, që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse nuk kam kontakt të mirë me ty, prapë se prapë ka qenë djali që na ka mbajtur raportin tonë”, u shpreh Meritoni.
Ndërkohë që emocional ka qenë dhe në rrëfimin për nënën e tij.
“Çdo ditë të jetës jam falenderues për mamin tem. Meqë është dita e gruas dua të përçoj një mesazh, që ti duam, ti respektojmë dhe ti mbështesim kur kanë nevojë. Se shpesh jemi ne ata që i bëjmë të ndihen keq. Do të doja që çdo ditë për përmirësoheshim, duke nisur ndaj mamit tem, që si adoleshent i kemi mërzit dy prindërit tanë. Edhe te pjesa e shkollimit, në rend të parë i kërkoj falje mamit tim, për çdo emicion negativ që i kam thënë.
E falenderoj çdo ditë që më ka rrit. E falenderoj që ka qenë afër meje, në çdo problem që kam pasur, edhe në aksidente që kam bërë. Po ashtu dhe koha kur kam dashur me ik në Europë, që mami im ka pas një përjetim goxha të vështirë. Për ata që nuk i kanë nënat ti kujtojnë me mall, dhe të mbajnë mend përjetimet pozitive. Nënë faleminderit që për mua ke sakrifikuar gjithçka, faleminderit çdo ditë që ekziston, shpresoj të mos shkosh te asnjë djalë, dhe të rrish gjithmonë me mua”, vijoi më tej banori i Big Brother./ZËRI