
SHBA- Adam Sandler është aktori më i paguar në Hollywood, pasi është në krye të listës përkatëse për vitin 2023, sipas revistës amerikane “Forbes”. Suksesi i aktorit të Netflix, i cili është shfaqur në tre filma dhe bashkëprodhues i tyre, e ka bërë atë 73 milionë dollarë më të pasur. Ndaj edhe mban vendin e parë, duke ia kaluar Margot Robbie, e cila në moshën 33-vjeçare u bë aktorja më e re që ia del të futet në listë. Tom Cruise është i treti në listë me Ryan Gosling në të katërtin së bashku me Matt Damon dhe Jennifer Aniston, bashkëpunëtore e Sandler në "Murder Mystery", ndaj edhe mban në vendin e gjashtë.
"Murder Mystery 2" ishte filmi i pestë më i shikuar i Netflix vitin e kaluar, me 173 milionë orë. Siç raportohet nga BBC, është hera e parë që Sandler kryeson listën e revistës që nga viti 2002.
Lista e Forbes
View this post on Instagram
Adam Sandler (73 milion dollarë)
Margot Robbie (59 milion dollarë)
Tom Cruise (45 milion dollarë)
Ryan Gosling (43 dollarë milion)
Matt Damon (43 milion dollarë)
Jennifer Aniston (42 milion dollarë)
Leonardo DiCaprio (41 milion dollarë)
Jason Statham (41 milion dollarë)
Ben Affleck (38 milion dollarë)
Denzel Washington (24 milion dollarë)/ZËRI