Qytetërim

Përballë Veronës zbret Interi B

I vetmi i mbijetuar është Biseku në mbrojtje nga njëmbëdhjetëshja anti-Barcelonë. Përgshirja e tij është kushtëzuar me mungesën e Pavarjt.

Redaksia Zëri
Përballë Veronës zbret Interi B
Simone Inzagi

ITALI- Simone Inzagi revolucionarizon totalisht skuadrën e tij ndaj Veronës, duke bërë plot 10 ndryshime nga formacioni që u përball me Barcelonën në Montjuic. As portieri Somer nuk i shpëtoi kësaj ndërhyrjeje rikuperuese, zvicerani u detyrua t'i lerë vendin për Josep Martinezit.

Për të dytin sot do të jetë debutimi si titullar në kampionat.

I vetmi i mbijetuar është Biseku në mbrojtje nga njëmbëdhjetëshja anti-Barcelonë. Përgshirja e tij është kushtëzuar me mungesën e Pavarjt.

Interi i sotëm është një ekip eksperimental, i ndërtuar për të kursyer energji për sfidën vendimtare të së martës në Champions, por mbi supe do të marrë të njëjtat përgjegjësi me Interin A. Matematikisht bluzinjtë janë në garë për titull dhe janë të dënuar të kërkojnë 3-pikësh sot.

Nëse hyjmë në analizë emrash, kuptojmë se pse Inzagi e ka këtë "luks". Në formacionin e ashtuquajtur "B", do të jenë: De Vrij dhe Carlos Augusto në prapavijë si shokë të Bisekut, në portë debuton Martinezi. Krahët ruhen nga Darmiani e Zalevski. Asllani do të rikthehet në mesfushë për shkak të pezullimit të Çalhanoglusë ndërsa Fratezi dhe Zielinski plotësojnë treshen qendrore, pas krahëve të dyshes Korrea-Arnautoviç./ZËRI

Poll

MOS HUMB