ANGLI- Triumfi i anglezëve në këtë fazë të kompeticioneve evropiane, në Ligën e Konferencës dhe të Evropa Ligës ishte i plotë. Nëse në Ligë të Kampioneve Arsenali dhuroi një çerekfinale të bukur dhe u ndal në gjysëmfinalen e parë me PSG, në gjysëmfinalet e garave të tjera të Evropës anglezet po tregohen diktatore që në fazën e parë.
Mançester Junajtidi, Çelsi dhe Totenhami dominuan në Ligë Europe dhe Konferencë, duke hedhur bazat për një finale të dyfishtë britanike. Me një performancë të pastër, "Djajtë e Kuq" e ndalën çdo tentativë të Bilbaos, ndërsa në ndeshjet e tjera, Çelsi shpartalloi Djurgardenin 4-1 dhe Totenhami mposhti Bodo/Glimtin e vështirë 3-1.
Ndërkohë, vetëm sfida Betis-Fiorentina mbetet e hapur për në fazën e dytë, me italianët që do kërkojnë përmbysjen në shtëpi, sepse të gjitha anglezet duken të qeta./ZËRI