
TIRANË- Pep Guardiola dhe Kristina Serra nisën lidhjen e tyre në vitin 1994 dhe u martuan në vitin 2014. Çifti sot ka tre fëmijë së bashku, por vendimi i Pep Guardiolës në vitin 2024, për të rinovuar me Sitin, krijoi një krisje në jetën e tyre martesore.
Megjithatë, sipas Goal.com, Pep Guardiola dhe bashkëshortja Kristina Serra po i japin martesës së tyre një shans të dytë.
Ata po përpiqen të pajtohen, këtë e raportojnë mediat britanike. Çifti kaloi tre ditë së bashku në Barcelonë gjatë Pashkëve, në përpjekje për të rindërtuar marrëdhënien e tyre.
Kristina Serra ishte kthyer në Barcelonë në vitin 2019, së bashku me fëmijën më të vogël të çiftit. Atje ishte përqendruar në biznesin e saj në fushën e modës.
Sipas burimeve të fundit, Guardiola po planifikon të udhëtojë drejt Katalonjës të paktën një herë në javë, për të shmangur periudha të gjata larg bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.