
TIRANË- Xhemi Vardi do të largohet nga Lisester Siti në fund të këtij sezoni të vështirë, ku ka mundur t'i ndihmojë me vetëm 8 gola. Anglezi do të largohet pas 13 vitesh të paharrueshme me klubin. Ai ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga futbolli. 38-vjeçar, i konsideruar si lojtari më i madh në historinë e Leicester-it, legjendë e gjallë e tij, ka qenë protagonisti kryesor në triumfin historik në Premier Ligën e pabesueshme të fituar me trajner Ranierin në vitin 2016. Po ashtu Vardi ishte violinë e parë dhe lider në fitimin e FA Kupës në vitin 2021.
Sezonin e kaluar ai i ndihmoi blutë në rikthimin në Premier Ligë, këtë vit skuadra do të rrëzohet sërish në ligën e parë, të dytën për nga niveli, çka e detyroi Vardin t'u kërkonte falje ndaj tifozëve.
Anglezi ka realizuar 198 gola në 496 ndeshje me Leicester-in dhe ka theksuar se dëshiron të vazhdojë të luajë, duke pasur interes nga MLS në SHBA. Me kombëtaren angleze shënoi 7 gola në 26 ndeshje.
Mesazhi i tij i lamtumirës u bë viral dhe njerëzit më të mëdhenj të futbollit anglez po i japin kreditet e një legjende të vërtetë që udhëhoqi një klub në të mirë e në të keq, larg qendrave të pasura të futbollit anglez.